Aksidentohen tri vetura në Gllarevë të Klinës

19:56 | 5 Shtator 2024
E.H

Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku mesditën e sotme në fshatin Gllarevë të Klinës.

Si pasoj e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QMK për trajtim.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar , zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftu pë një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës, Në këtë aksident kanë qenë të involvuara tri automjete. Të lënduar kanë mbetur tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme