Google ADS

Aksidentohen katër automjete në Lipjan, lëndohen tre persona

13:33 | 18 Gusht 2024
E.H

Katër automjete janë përfshirë në një aksident trafiku sot rreth orës 11:00 në Lipjan.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 4 automjete. (Dy automjete në lëvizje dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme