Katër automjete janë përfshirë në një aksident trafiku sot rreth orës 11:00 në Lipjan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 4 automjete. (Dy automjete në lëvizje dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Izraeli kreu sulmet më të rëndat deri më tani në Bejrut
Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan – Prishtinë, vdesin t...
“Kam trashëguar një skuadër të mirë nga Klopp”, Arne Slot re...
Vdekja misterioze e Tupac, hetuesja: P Diddy është i përfshi...
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, këto janë pikat që do të ...
Taksistit në Prishtinë ia grabitin 100 euro nën kërcënimin e...