Google ADS

Aksidentohen dy vetura, dëmtohet semafori në Prishtinë

14:08 | 23 Gusht 2020
L G

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 12:10.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë arbresh.info se përveç dëmeve materiale dhe dëmtimit të semaforit, nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 12:10 ne kryqëzimin e rrugëve Agim Ramadani, Eqrem Çabej dhe Enver Maloku ne Prishtine është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale . Njësia policore ka dal ne lokacion ku ka bere fotografimin dhe skicimin e vendit te ngjarjes. Veturat e përfshira ne aksident janë VË Sharan ngjyre e kuqe dhe vetura VW Passat ngjyre e bardhe . Raportohet se si pasoje e aksidentit është dëmtuar edhe një semafor”, ka bërë të ditur Hoxha./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme