Aksidentohen dy autobusë në Prishtinë

15:22 | 13 Korrik 2021
A. B.

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:50 në rrugën “Gjorgj Bush” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mes dy autobusëve, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:50, është pranuar informata për një aksident trafiku, në mes të dy autobusëve, në rrugën “Gjorgj Bush” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me qëllim hetimin e rrethanave të këtij aksidenti”, tha Borovci. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme