Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas aksidentit të mbrëmshëm në Itali ku humbën jetën 21 persona.
Me anë të një postimi në X, Osmani i ka shprehur ngushëllime homologut të saj italian dhe familjarëve të viktimave, shkruan Arbresh.info.
Presidentja po ashtu u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
“Zemrat tona janë me popullin e Italisë pas aksidentit shkatërrues të autobusit pranë Venecias dhe humbjes tragjike të jetëve. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për Presidentin Mattarella dhe familjet dhe të dashurit e viktimave. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë.”, ka shkruar Osmani.
Our hearts are with the people of Italy following the devastating bus accident near Venice and the tragic loss of lives.
We extend our deepest condolences to President Mattarella and the families and loved ones of the victims. We wish a speedy recovery to those injured. 🇽🇰🇮🇹
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 4, 2023
Mbrëmë është raportuar për një aksident tragjik në lagjen Mestre të Venecias, ku një autobus ra nga ura autostradale 10 metra e lartë që e lidh me zonën historike lagunore të qytetit dhe përfundoi mbi shinat e trenit duke shpërthyer në flakë.
21 persona që udhëtonin në të humbën jetën, ndërsa 15 të tjerë u plagosën./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Aksident i rëndë në Itali, autobusi bie nga mbikalimi, të paktën 21 të vdekur
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...