Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është solidarizuar me familjet e të prekurve dhe popullin amerikan pas aksidentit tragjik të shembjes së urës “Francis Scott Key Bridge” në Baltimore të ShBA-së.
Haradinaj tha se në këto momente lutemi për të gjithë të prekurit nga aksidenti tragjik.
“Në këto momente lutemi për të gjithë të prekurit nga aksidenti tragjik i shembjes së urës “Francis Scott Key Bridge” në Baltimore, Merilend, ShBA. Qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë dhe solidarizohen me familjet e të prekurve dhe popullin amerikan nga kjo tragjedi”, ka shkruar Haradinaj, raporton Arbresh.info
Një urë në Baltimore të Shteteve të Bashkuara është shembur në orët e para të mëngjesit të së martës. Shkak për shembjen e urës Francis Scott Key është bërë goditja që ajo mori nga një anije e madhe.
Të gjitha mjetet dhe shoferët që po qarkullonin në urë në ato momente kanë përfunduar në ujë.
LEXO EDHE:
U godit nga një anije e madhe, momenti kur shembet ura në SHBA
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend