Google ADS

Aksidenti tragjik në Badoc, Konjufca: Me shumë dhimbje e mora lajmin

15:18 | 6 Tetor 2024
E.H

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Liqenin e Badovcit, ku humbën jetën tre persona.

Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca u ka shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion, përcjell Arbresh.info.

Lexo edhe:

Aksidenti në Badoc, Gashi: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë – intervenoi edhe FSK

“Me shumë dhimbje mora lajmin se në aksidentin e mbrëmshëm në Liqenin e Badocit kanë ndërruar jetë tre të rinj. U informova se organet përkatëse janë angazhuar maksimalisht me rastin për ta zbardhur atë në plotni. E në të njëjtën kohë, i bashkohem thirrjes për kujdes të shtuar gjatë këtyre kushteve të pafavorshme atmosferike që shtojnë rreziqet përgjatë lëvizjes me mjete automobilistike”, ka shkruar Konjufca.

“Duke bashkëndier me dhimbjen e familjarëve, si dhe miqve të viktimave, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e tyre dhe shpresoj të gjejnë forcën për të përballuar këtë tragjedi tronditëse. U prehshin në paqe!”, shtoi Konjufca./Arbresh.info

Lexo edhe:

Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan – Prishtinë, vdesin tre persona

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme