Njëri nga ngasësit që ishte i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në Veternik, ku një kamion goditi 7 vetura e tetë persona, ka shpjeguar atë që ai e përjetoi.
Besim Pajaziti, thotë se në veturë ishte së bashku me gruan dhe nënën të cilën po e dërgonin te mjeku.
“Papritmas e kom parë në sekonda një kamion që ka ardhur në drejtim tonin. Isha në shiritin e dytë, sa kam pasur mundësi kam ikur nga shiriti im pak, s’kam guxuar të rrezikoj. Ka qenë një veturë e bardhë, ka ardhur në drejtim timin, kam ikur me një shpejtësi aq sa ka mundur, më është dukur që nuk po ec vetura”.
“Tmerr të shohësh vdekjen me sy, ka qenë një ‘bombë’ e hatashme”, u shpreh ai.
Pajaziti thotë se nga kjo ngjarje, ai, gruaja dhe nëna e tij kanë pësuar lëndime, ndërsa thekson se kjo e fundit ishte pa vetëdije.
“Kam dalë në atë pjesën e bashkëshortes nga pjesa ime që më ka goditur kamioni, unë kam ikur pa më godit. Falë Zotit kemi shpëtuar, kemi lëndime, nëna ka qenë pa vetëdije, kemi shkuar në ambulantë dhe jemi trajtuar. Nëna ka qenë shumë keq, sepse ashtu-kështu ka qenë sëmurë, ka marrë lëndime të qafës sidomos, sepse ka qenë në karrige në mes, mbrapa”, deklaroi ai për klan kosova.
I aksidentuari tregon më tej se është frikësuar se mos po i digjet edhe vetura.
“I kam thënë bashkëshortes, po e qesim nënën jashtë sepse mos po na digjet vetura. Nëna pastaj me trauma ka qenë”, tha Pajaziti, teksa u uroi shërim të shpejtë të gjithë të përfshirëve.
Dje në mesditë, një kamion që po vinte në drejtim të Prishtinës në Veternik, humbi drejtimin dhe doli në korsinë tjetër, duke goditur shtatë vetura.
Nga ky aksident, 8 persona pranuan tretman mjekësor, ndërsa që të gjithë janë liruar në shtëpi.
Drejtuesi i kamionit është ndaluar nga Policia.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...