Aksidenti në magjistralen Gjilan-Prishtinë, një person mbetet i lënduar

19:18 | 8 Tetor 2021
Arbresh.info

Një person ka mbetur i lënduar në aksident trafiku që ndodhi sot pasdite në dalje të fshatit Parallovë të Gjilanit.

Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Në orët e pasdites ka ndodhë një aksident trafiku në dalje të fshatit Parallovë. Dy drejtuesit e automjeteve njëri i automjetit “Xhip” dhe tjetri kamionet pas trajtimit mjekësor ne QE ne Gjilan  lirohen ne shtëpi, ndërsa një pasagjer i kamionetës transferohet ne QKUK Prishtine, për trajtim te mëtutjeshëm.
Lidhur me rastin është njoftu prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të hetohen rrethanat se si ka ardhë deri te aksidenti”, tha Hashani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme