Zëvendësprokurori komunal i shtetit në Kroaci Slavko Pranjiç, tha se shoferi i autobusit që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Kroaci ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment gjatë vozitjes.
Por, Pranjiç theksoi se kjo do të vërtetohet më vonë.
“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani”.
“Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë”, shkruan Dnevnik.hr përcjell Klankosova.tv.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, në këtë aksident kanë vdekur 10 persona, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe 15 prej tyre janë më lëndime të rënda.
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...