Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme është njoftuar për një aksident në fshatin Banjë- Istog.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri (Pistolet), dy gëzhoja, një palë pranga metalike dhe një cigare me substancë të dyshuar narkotike-marihuan, shkruan Arbresh.info.
“Më datë 01 nëntor 2023, rreth orës 23:52, Policia ёshtё njoftuar për një aksident në fshatin Banjë- Istog.Policia menjёherё i ёshtё pёrgjigjur rastit dhe gjatë shikimit të vendit të ngjarjes tek i dyshuari është gjetur një armë zjarri (Pistolet), dy gëzhoja, një palë pranga metalike dhe një cigare me substancë të dyshuar narkotike-marihuan.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka arrestuar tё dyshuarin si dhe ka shoqëruar njërin nga dëshmitarët në Stacionin Policor.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari meqenëse ishte nën ndikim të alkoolit nuk është intervistuar.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orësh, ndërsa dëshmitari gjatë intervisitim ka deklaruar se i dyshuari gjatë rrugës Pejë – Banjë, kishte shtënë me armë.
Sipas policisë, rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...