Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksidentit tragjik që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Liqenin e Badocit, ku humbën jetën tre persona.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave duke theksuar se në këto momente të rënda për ta, është krahë tyre, përcjell Arbresh.info.
Lexo edhe:
Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan – Prishtinë, vdesin tre persona
“Mbrëmë pas mesnatës në një vetaksident gjeten vdekjen tre të rinj, prej të cilëve dy tashmë janë identifikuar. Në vend të ngjarjes menjëherë pas aksidentit ka intervenuar Policia e Kosovës e cila me ndihmën e FSK-së dhe zjarrëfikësve ka nxjerrë veturën nga Liqeni i Badovcit dhe trupat e të ndjerëve. Aktualisht, ekspertët e fushës janë duke bërë hetime për shkakun e aksidentit. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe në këto momente të rënda për ta jemi në krah të tyre”, ka shkruar Sveçla.
Ministri Sveçla po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për vozitje të kujdesshme në mënyrë që të shmangim dhe të mos përsëriten aksidente të tilla./Arbresh.info
Lexo edhe:
Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan – Prishtinë, vdesin tre persona
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj