Tre persona kanë humbur jetën si pasoj e një aksidenti në rrugën Gjilan – Prishtinë, saktësisht në Liqenin e Badocit.
Vetura me të cilën po lëviznin tre të rinjët ka rënë në Liqenin e Badocit ndërsa për operacionin e kërkim-shpëtimit është angazhuar edhe FSK-ja.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info Malë Gashi, Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.
“Ne ora 23:49 , eshte pranuar informat se nje vetur ka rënë ne liqenin e badovcit dhe ka njerëz brenda. Ekipet menjeher kane dalur në vendin e ngjarjes , aty jane parë shenja dhe pjese te vetures qe ka rene ne liqen, mirepo, vetura ishte shytur ne uje dhe nuk eahte pa. Eshte kerkuar qe te angazhohet FSK pasi qe kane ekip te zhytjes”, ka thënë Gashi.
Tutje Gashi tha se dy trupa të pajetë janë gjetur në ujë ndërsa njëri në veturë.
“Ekipi i zjarrfikjes se bashku me 3 peshkatat qe kishin barke kan gjetur vendodhjen e vetures dhe kemi kemi tentuar per ta terhequr nga uji , por nuk kemi arritur sepse ishte thellesi. Kan arritur ekipet e FSK, ( ekipi i zhytjes) , kane fillu kerkimin , eshte gjetur vetura dhe trupat e pa jetë. FSK , ka terhequr du trupa te pa jete dhe ju kane dorezu sherbimeve mjekesore dhe IML. Kemi terhequr edhe veturen ku ne te ishte edhe nje persone i pa jetë . Pra , ne kete raste jane tre persona qe kane humbur jetën”, tha Gashi./Arbresh.info
Lexo edhe:
Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan – Prishtinë, vdesin tre persona
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...