Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur ngsuhëllime për familjet e tetë personave që humbën jetën në një aksident tragjik në Shqipëri.
Me anë të një postimi në Facebook, Konjugfca u shpreh se kjo tragjedi na ka tronditur dhe prekur të gjithëve, shkruan Arbresh.info.
“Me shumë pikëllim dhe dhimbje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik në Shqipëri, ku humbën jetën 8 qytetarë. Në këto momente kaq të vështira qëndrojmë pranë familjeve të viktimave, të cilët lutemi ta gjejnë forcën ta përballojnë këtë tragjedi, e cila na ka tronditur dhe prekur të gjithëve.”, ka shkruar Konjufca.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjarëve dhe miqve të viktimave, por edhe ndaj shtetit të Shqipërisë, po aq sa edhe popullit tonë, sepse sot është një ditë e trishtë për të gjithë shqiptarët.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Ndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00, në aksin “Këlcyrë- Përmet”, ku një makinë e tipit “Benz” humbi drejtimin dhe ka rënë në anën e lumit Vjosa.
Nga ky aksident kanë ngelur 8 persona, ku dyshohet se janë emigrantë nga Lindja e Mesme, ndërsa shoferi i makinës nga qyteti i Shkodrës.
LEXO EDHE:
Aksident fatal në Këlcyrë-Përmet, automjeti bie në lumin Vjosa, humbin jetën 8 persona
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...