Aksidenti me fatalitet në Sllatinë, policia jep detaje

10:53 | 30 Gusht 2024
R J

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vet-aksidentit i cili përfundoi me fatalitet dje në Sllatinë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, dyshohet se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe përfundoi jashtë rrugës e rrokullisur.

Ekipi mjekësor lidhur me rastin kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e shoferit të automjetit.

Si pasojë e këtij aksidenti bëhet e ditur se lëndime trupore kanë pësuar dhe tri femra, ku njëra nga to ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë

Trupat e pajetë me vendim të prokurorit dërgohen në IML për obduksion.

“Rr. Nacionale Prishtine-Pejë ,Sllatinë 29.08.2024-18:50 .Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, dyshohet se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin e automjetit  dhe përfundon jashtë rrugës e rrokullisur. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit, po ashtu si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe  tri femra kosovare, ku njëra ka ndërruar jetë në QKUK  Prishtinë. Në vendin  e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse dhe prokurori. Trupat e pajetë  me vendim të prokurorit dërgohen në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme