Aksidenti me fatalitet në rrugën Ferizaj-Kaçanik, Policia jep detaje shtesë

09:09 | 18 Nëntor 2023
K.B

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Kaçanik-Ferizaj.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave, në orën 21:06.

Lëndime vdekje prurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërsa janë lënduar katër persona tjerë.

“ Kaçanik 17.11.2023-21:06. Raportohet për një aksident trafiku në mes tri automjeteve civile me targa vendore, me ngasë meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje prurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona tjerë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IMl për Obduksion”, bën të ditur njoftimi./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident në rrugën Kaçanik-Ferizaj

Të ngjashme