Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 12:40 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë këmbësori ndërsa ngasësja e automjetit është shoqëruar në stacionin policor, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me këtë, policia ka apeluar tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë të kujdesshëm.
Po ashtu, policia ka thënë se gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor duke thënë se në këtë mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve të tilla me pasoja fatale.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 34 aksidente në trafikun rrugor.
Sipas njoftimit, policia me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik, shkruan Arbresh.info.
Gjatë 24 orëve në këtë fushëveprim në nivel vendi, policia njoftoi se ka realizuar 804 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi per shkelje të ndryshme të rregullave në trafik./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Policia konfirmon vdekjen e këmbësorit, shoferja shoqërohet në stacionin policor
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...