Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në Klinë, ku mbeti i vdekur një person.
Në njoftimin nga policia mësohet se në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe lëndime trupore kanë pësuar edhe tre burra të tjerë.
Tutje në njoftim thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Klinë / 12.03.2024 – 00:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve civile. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe tre meshkuj kosovar të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Një i vdekur dhe tre të lënduar në një aksident trafiku në Shtaric të Klinës
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...