Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje lidhur me aksidentin e së premtes në fshatin Hodonoc të Kamenicës, ku një person ka vdekur dhe tre janë të lënduar.
Në raportin e policisë thuhet se në mesin e të lënduarve është edhe një foshnje gjashtë muajsh.
“Fsh. Hodonoc, Kamenicë 24.02.2023 – 10:30. Një mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku në mes të dy veturave. Po ashtu gjatë aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy femra (njëra prej tyre foshnjë 6 muajsh) bashkudhëtare me viktimën si dhe drejtuesi i veturës tjetër të përfshirë në aksident”, thuhet në njoftimin e policisë.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori që ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. /arbresh.info/
lexo edhe:
Aksident në Kamenicë, vdes një person – lëndohen tre të tjerë
Një 33 vjeçar, është viktima e aksidentit që ndodhi sot në Kamenicë
Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e një serbi i dys...
Celibashi: 1.7 miliardë lekë duhen vetëm për votim elektroni...
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...