Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim të akuzuarin për rrezikimit të trafikut publik, Mentor Salihu.
Ai akuzohej për aksidentin që kishte përfunduar me fatalitet, e që kishte ndodhur më 7 korrik 2013, në fshatin Shkabaj.
Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të mërkurën nga gjykatësi Agim Kuçi, pasi më 31 maj 2019, kishte përfunduar shqyrtimi gjyqësor në këtë çështje penale.
Gjykatësi Kuçi, ka njoftuar se në dënimin e shqiptuar do të llogaritet edhe koha që i akuzuari e ka kaluar në paraburgim dhe atë prej 9 korrikut, e deri më 9 gusht 2013.
Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike është udhëzuar në kontest civil..
Sipas gjykatësit Kuçi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese ndaj këtij vendimi brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së këtij aktgjykimi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 korrik 2015, ka ngritur aktakuzë ndaj Mentor Salihu në drejtim të kryerjes së veprës penale “rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 378 par.9 dhe 8 lidhur me par. 6 të KPK-së.
Gjithnjë sipas akuzës, më 7 korrik 2013, rreth orës 20:40, në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Shkabaj, duke drejtuar automjetin e tipit “Hyndai”, nuk është i përmbajtur rregullave të komunikacionit në kundërshtim me nenin 54 të LSKRR dhe ka vu në rrezik jetën e njerëzve, nga pakujdesia duke menduar lehtë se në atë mënyrë nuk do ta rrezikojë komunikacionin, nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, duke lëvizur me shpejtësi të madhe së paku 120,5 km/h, e cila ka qenë e papërshtatshme, kushteve të pavolitshme të gjendjes në rrugë, pasi që ka qenë e lagur dhe me ujë.
Prokuroria pretendon se i akuzuari me të arritur te “Ura e Shkabajve”, humb kontrollin ndaj drejtimit të automjetit ku ishte duke lëvizur në anën e majtë dhe me këtë rast bën ndërrimin e shiritit duke kaluar në shiritin e djathtë të rrugës dhe në atë moment me pjesën e parë të anës së djathtë e godet automjetin e tipit “ËV Passat”, të cilën e drejtonte i dëmtuari Skender Hajredini.
Në aktakuzë thuhet se si pasojë e këtij aksidenti, kishte ndërruar jetë pasagjerja Sh.H, ndërsa lëndime të rënda trupore kishte pësuar i pandehuri, të dëmtuarit Skender Hajredini dhe fëmija T.I, ndërsa lëndime të lehta trupore, kishte pësuar i dëmtuari Fisnik Hajredini. /Betimipërdrejtësi
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin