Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas aksidentit të sotëm në Veternik janë krijuar kolona të gjata.
Përmes një shkrimi në Facebook u bë e ditur se rruga do të hapet brenda 30 minutave, pasi ekipet përkatëse dhe policia janë në terren dhe po punojnë intensivisht për lirimin e rrugës.
“Ju njoftojmë se kolonat e krijuara sot në disa pjesë të kryeqytetit janë rezultat i një aksidenti në Veternik, ku një kamion është përplasur me 11 vetura.
Ekipet përkatëse, në krye me policinë e vendit, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për të liruar rrugën sa më shpejt që të jetë e mundur. Ekipet nga terreni njoftojnë që rruga do të hapet brenda 30 minutave.
Ju lutemi të keni durim dhe të shmangni këtë zonë për momentin, përdorni rrugë alternative, për të lehtësuar qarkullimin”, thuhet në njoftim.
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...