Një natë pas aksidentit ku u përfshi eskorta e ish-kryetarit të PD Sali Berisha, një 24-vjeçar nga Prishtina është vënë nën hetim nga policia. Blutë bëjnë me dije se makina që drejtonte ai është përplasur me një tjetër automjet duke shkaktuar aksidentin e makinës shoqëruese të Sali Berishës.
Të tre automjetet kanë qenë duke ecur njëri pas tjetrit me të njëjtin sens lëvizje në korsinë e shpejtësisë. Nga goditja kanë marrë dëmtime të lehta i riu nga Kosova dhe pasagjerët në automjetin e tij. Pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore ata janë larguar për në banesë.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin A.M., 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të deputetit S.B. Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë.
Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...