Zëvendëskryeministri i parë i Republikës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka ftuar për nesër në takim krerët përgjegjës të sigurisë, ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashin dhe u.d. drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Naim Rexhën.
Indeksonline mëson se kjo mbledhje urgjente pritet të zhvillohet përshkak të numrit të madh të aksidenteve me fatalitet që po ndodhin në vendin tonë.
“Takimi urgjent është thirrur përshkak të numrit enorm të aksidenteve me fatalitet. Nga ky takim pritet të dilet me një qëndrim për masat që do të ndërmerren në vijim”, thotë një burim.
Ndryshe, statistikat e Policisë së Kosovës kanë treguar se nga janari deri në këtë periudhë kanë vdekur 62 persona.
“Gjatë kësaj periudhe në territorin e Republikës së Kosovës kanë ndodhur 7,626 aksidente, 46 prej tyre kanë qenë fatale me 62 persona të vdekur. Gjithashtu kanë ndodhur 4,478 aksidente me dëme, 3,104 aksidente me lëndime dhe 6,119 persona të lënduar”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Humbja e jetëve në aksidentet e trafikut, sipas autoriteteve të sigurisë, është shqetësuese dhe kërkon që të gjithë akterët që kanë ndikim ta bëjnë përmirësimin e gjendjes.
“Aksidentet në përgjithësi e sidomos humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku është shqetësuese jo vetëm për policinë, por edhe për institucionet tjera dhe qytetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet një përkushtim dhe qasje më gjithëpërfshirëse proaktive, nga të gjithë akterët që kanë rol dhe ndikim në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në këtë fushë”
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...