Një ndër problemet që po vazhdon të jetë prezent në infrastrukturën rrugore në vend, është ndriçimi publik.
Ndriçimi i rrugëve rajonale dhe nacionale po vazhdon të mbetet sfidues në zonat rurale dhe segmentet ku rrjeti rrugor vazhdon të jetë në ndërtim e sipër.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka lidhur kontratë me 10 janar 2024 me një Operator Ekonomik për ndriçimin e rrugëve, mirëpo fillimisht funksionalizimi i saj është bërë vetëm në disa segmente me prioritet në rrugët nacionale, kurse pastaj do të vazhdohet edhe me rrugët rajonale.
Kështu kanë bërë të ditur nga ministria për Arbresh.info.
Përkundër shqetësimeve të qytetarëve, ndriçimi publik nuk është shqetësuese e as problem për inxhinierin e komunikacionit, Bekim Ahmetin.
Për Arbresh.info, Ahmeti e sheh të arsyeshme që ndriçimi publik të bëhet vetëm në udhëkryqe.
“Nuk ka nevojë që të kemi ndriçim publik nëpër rrugë. E mira e së mirë është me pas, por kostoja kushton. Kushton energjia elektrike. Arsyeja është që shumë vende të Evropës, t’u u nisë Gjermania nuk e ka të hiq ndriçimin publik. E ka Holanda, por jo Gjermania, ka autostrada shumë por e kalon krejt autostradën në Gjermani kurrkund nuk ka ndriçim. Mundet me kanë tak-tuk në ndonjë udhëkryq. Pozicionet e udhëkryqeve pajtohem me juve. Por, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë pse me pas ndriçim. Më mirë kish me qenë pyetja e kish mu leju kyçja e kategorisë së tretë në kategorinë e parë, unë them jo. Sepse problemin e aksidentit e shkakton mosrespektimi i shpejtësisë edhe kyçet e tilla”, tha Ahmeti.
Madje, si ekspert i komunikacionit, Ahmeti pohoi se ndriçimi i rrugëve nuk është shkaktar i aksidenteve në komunikacion.
“Nuk e kemi bo na një llogaritje që mungesa e ndriçimit publik e shkakton aksidentin, kërkush nuk ka thënë kështu. Ose kurrkush nuk ka thënë që natën për shkak të ndriçimit publik kemi kaq numër të automjeteve të aksidentume kurse ditën kemi kaq. Atëherë i qesim peshore edhe i masum. Amo veç qashtu me thanë nuk ka kuptim kjo kështu është e palogjikshme. Ka logjikë në qoftë se kemi kosto. Amo na nuk po kemi kosto me kriju tramvajin, nuk po kemi kosto me bo unazë të qytetit, nuk po kemi kosto me bo mjete, me ba rrugë të reja ose mi renovu rrugët e qytetit, as 100 metra rrugë asfalt qysh duhet nuk është, e tash po kthehemi te ndriçimi publik gjë që është shumë terciale”, u shpreh mes tjerash Ahmeti.
Ndonëse problemet në infrastrukturën rrugore në vend janë të shumta, një tjetër shqetësim që vazhdon të jetë zvarritja e ndërtimit të rrugëve të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në sigurinë e qytetarëve.
Rrugët Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Gjakovë, e Prishtinë-Gjilan po vazhdojnë tash e sa vite të ndërtohen mes kritikave të shumta të qytetarëve për efikasitet.
“Nuk ka kapacitet ekonomik Operatorët Ekonomik me kriju kësi rrugë të mëdha, është shumë e madhe, kanë kapacitet të dobët edhe mungesa e bashkëpunimit. Pastaj komunat edhe ministritë së bashku e lejojnë këtë me ndodhë. Imagjinoje Prishtinë-Mitrovicë qe 15 vjet u nis rruga, Piramida në Egjipt që e kanë ndërtu faraonët 20 vite edhe muri kinez ka zgjat. Na duam me lan një nam Prishtinë-Mitrovicë me afat kohorë 15 vite. Prishtinë-Gjilan s’është dashtë me u ndërtu hiq se e ke pas deri në Ferizaj autostradën, pse s’pe lidh Ferizajn me Gjilan edhe në rregull je po shkon bën kosto palidhje ”, tha Ahmeti.
Ahmeti ka kritikuar edhe autostradat “Ibrahim Rugova” që e lidh Kosovën me Shqipërinë dhe atë “Arbën Xhaferi” që e lidh vendin me Maqedoninë e Veriut.
“Imagjinoje, autostrada “Arbën Xhaferi” dhe autostrada “Ibrahim Rugova” nuk gërshetohen kërkund nuk lidhen, duhet me ardh gati në Prishtinë me u lidh në autostradë, budallak. Është dashtë autostradat me u lidh ndërmjet veti. Pastaj ajo rruga për në Tetovë, pse me u ba rruga për në Tetovë, ti e ki autostradën deri në kufi, prej kufirit shkon në Tetovë shumë lehtë. Popullizëm, patriotizëm me kosto maksimale të autostradave budallak”, tha tutje Ahmeti.
Ndonëse Kosova ka shënuar përparim, infrastruktura rrugore përballet ende me sfidat si mirëmbajtja dhe riparimi i rrugëve, financimi, menaxhimi i projekteve me kohë etj.
Në të ardhmen, investimet e reja për përmirësimin e infrastrukturës në Kosovë, ndriçimi publik dhe ndërtimin e lidhjeve të reja pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në Kosovë./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...