Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit si pasojë e katër aksidenteve vetëm në rajonin e Gjilanit janë lënduar 12 persona.
Detaje nga raporti i Policisë:
• Gjilan, 26.02.2022 – 23:10. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit, njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa tjetri pas marrjes së ndihmës së parë është liruar në shtëpi.
• Fsh. Begunicë, Viti, 27.02.2022 – 11:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.
• Fsh. Zhegër, Gjilan, 27.02.2022 – 13:50. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor.
• Fsh. Livoq i Poshtëm, Gjilan, 27.02.2022 – 11:20. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy nga ngasësit të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. /arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...