Google ADS

Aksident tragjik në Prizren, vetura bie nga ura, vdes një 20-vjeçar

14:55 | 22 Janar 2023
A Z

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Prizren, mëngjesin e sotëm.

Këtë  e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

I lënduar ka mbetur shoferi i automjetit, ndërsa ka vdekur pasagjeri. Ndër tjera, personat në fjalë kishin mbetur të bllokuar në veturë, është dashtë intervenimi i zjarrfikësve.

Ai tha se viktima është rreth 20-vjeç.

 

Të ngjashme