Google ADS

Aksident tragjik në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, humb jetën shoferi

17:55 | 4 Janar 2025
Q L

Sot një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt, si pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për Arbresh.info tha se në këtë aksident është përfshirë një veturë me targa vendore.

Ekipet e Policisë së Njësisë së Komunikacionit Rrugor dhe hetuesit e aksidenteve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke kryer ekzaminimet e nevojshme.

“Nga hetimet e para dyshohet se shoferi i veturës, derisa ishte duke qarkulluar nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës, me të arritur në fshatin Prelez i Jerlive, e humb kontrollin mbi drejtimin e veturës dhe kalon në anën e majtë të rrugës, duke goditur fillimisht ulësen në pikëstacionin e busëve dhe ndalet në rrethojat e një autosalloni”, thuhet në njoftim

Një ekip mjekësor nga Qendra Emergjente e Ferizajt konstatoi se shoferi kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një ekipë e mjekëve nga Qendra Emergjente e Ferizajt, të cilët kanë konstatuar se shoferi F.I – 37 vjeçar është pa shenja jete. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dalë edhe ai në vendin e ngjarjes dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i është liruar familjarëve”, ka shtuar Veseli/Arbresh.info/

Të ngjashme