Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Sllatinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha i cili tha se në aksident ishin të përfshira një veturë edhe një kamionetë.
“Sipas informacioneve nga mjekët lëndimet janë të lehta. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Hoxha.
Ai iu bëri thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes.
“Tani edhe për shkak të motit, të reshurave rruga bëhet edhe më e rrëshqitshme. Shoferët duhet të kenë kujdes në vozitje, t’i respektojnë rregullat dhe t’ju përshtatën shpejtësisë, sepse kemi aksidente të shumta që në shumë raste po përfundojnë edhe me fatalitet”, tha Hoxha./Arbresh.info/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...