Një aksident ka ndodhur të dielën e 14 gushtit në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, ku janë përfshirë tri vetura.
Nga ky rast kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Rreth orës 20:00, ëhstë raportuar se në rrugën Pejë-prishtinë, është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe dëme materiale. Në këtë aksident janë të përfshira tri automjete, përderisa dy persona raportohet se janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklarur Hoxha.
Sipas tij, njësitet policore për menaxhim dhe kontroll të autostradave janë duke u marrë me rastin dhe menaxhimin në trafik për lehtësim të qarkullimit deri në përfundimin e rastit.
Ndërkaq policia ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar dhe vigjilencë për të shmangur aksidentet rrugore dhe për një siguri më të madhe në trafik.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?