Aksident trafiku në rrugën nacionale Gjilan-Prishtinë, lëndohet rëndë një person

11:09 | 30 Nëntor 2022
E.H

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 7:30 në rrugën nacionale Gjilan-Prishtinë, ku ka mbetur i lënduar rëndë një persona.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se në aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa drejtuesi i njërit automjet është lënduar rëndë dhe është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

“Sot me datë 30.11.2022 rreth orës 07.30 në rrugën nacionale Gjilan- Prishtinë afër marketit ”Besniki” ka ndodhur aksident me lëndime të rënda trupore. Në këtë aksident janë të perfshira dy automjete, drejtuesi i njërit automjet me lendime të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. Policia e Kosovës, njësitet e komunikacionit rrugor nga Gjilani janë duke i hetuar rrethanat si si ka ardhur deri te aksidenti”, tha Hashani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme