Google ADS

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Jarinje, tre të lënduar

09:03 | 24 Qershor 2024
E.K

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Jarinje, ku janë përfshirë dy vetura.

Sipas raportit 24-orësh bëhet e ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Rr. Nacionale Mitrovicë – Jarinje fsh. Serbovc / 23.06.2024 – 12:45. Është raportuar se në rrugën dhe vendin lartcekur ka ndodhë aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me targa vendore, me drejtues mashkull dhe femër kosovar. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e njërës nga veturat dhe dy pasagjerë të veturës tjetër të gjithë kosovar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hetuar rastin”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale