Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “C” në Prishtinë rreth orës 20:45.
Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti bën të ditur se personi i cili ka pësuar lëndime trupore i është ofruar trajtimi i nëvojshëm mjekësor dhe se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti
“Sot rreth orës 20:45 në rrrugën”C”, në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore . Të njëjtit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...