Google ADS

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet këmbësori

14:54 | 3 Janar 2022
A. B.

Një aksident mes dy veturave dhe një këmbësori ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Dëshmorët e Marevcit” në Prishtinë .

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 13:20, në rrugën “Dëshmorët e Marevcit” në Prishtinë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”- tha Ahmeti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme