Google ADS

Aksident trafiku në Prishtinë

21:37 | 6 Gusht 2022
E.H

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në Prishtinë.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënsia e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:40 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Bajrami Kelmendi” me rrugën “Mustafë Hoxha” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, në aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme