Google ADS

Aksident trafiku në Podujevë, lëndohet rëndë një person

09:17 | 13 Qershor 2024
R J

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Podujevë.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka pësuar lëndime të rënda trupore një pasagjer i cili ishte në traktor.

Me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Podujevë / 12.06.2024 – 14:10. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur derisa ai ishte pasagjer në një traktor që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme