Sot rreth orës 12:00, në fshatin Doberdol të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur, njofton Policia e Kosovës, përcjell arbresh.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit “Audi Q7” dhe vetura e tipit “Golf II”, të cilat fillimisht janë ndeshur mes vete, më pas njëra nga veturat ka goditur këmbësorin, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.
Lidhur me këtë aksident dy ngasësit e automjeteve, V. D mashkull 36 vjeç dhe A.A mashkull 27 vjeç, janë shoqëruar në stacionin policor, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndërsa trupi i viktimës Sh. G mashkull, 59 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.
Vetëm në shtatë mujorin e parë të këtij viti, në rajonin e Prishtinës janë raportuar 4.438 aksidente trafiku prej tyre:
16 Aksidente trafiku me pasoja fatale – 19 persona të vdekur
1.377 Aksidente trafiku me të lënduar – 2781 persona të lënduar, si dhe
3.045 Aksidente trafiku me dëme materiale.
Gjeni më poshtë një kërkesë të Policisë së Kosovës për shkak të numrit të madh të aksidenteve:
Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik.
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...