Policia jep detajet për aksidentin në Pejë

17:53 | 19 Nëntor 2018
Arbresh.info

Një i mitur në rrezik jetë në hyrje të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku. Sipas informacioneve, një veturë ka goditur një fëmijë i cili mendohet të jetë 11 vjeç.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka dhënë detaje për aksidentin në fjalë. “Aksidenti ka ndodhur në fshatin Leshanë të Pejës rreth orës 15:20. Në këtë aksident kanë qenë të invlvuar një veturë dhe një këmbësor.

Viktima është dërguar fillimisht në spitalin rajonal në Pejë, dhe pastaj pas gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme