Google ADS

Aksident trafiku në Pejë, lëndohen katër persona

20:08 | 10 Janar 2022
Arditë Shkodra

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Zllapek të Pejës.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka treguar se si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë pësuar lëndime.

Gashi poashtu ka thënë se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë./arbresh.info/

Të ngjashme