Një person ka vdekur dje në mëngjes, rreth orës 8:35, në një aksident trafiku që ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut, ku kanë qenë të përfshira tre vetura.
Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e tij, përcjell Arbresh.info.
Sipas njoftimit të policisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore për obduksion.
“Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë Jugu 22.08.2023-08:35. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tre veturave. Si pasojë një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Mitrovicës ku mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”,thuhet në raportin e policisë, përcjell Arbresh.info.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...