Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Malishevë – Dule, përkatësisht në Banjë të Malishevës.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshimti po drejtonte automjetin e tij Mercedes, cili ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugore Malisheve – Dule dhe kur arrin ne fshatin Banje nuk përshtat shpejtësinë e lëvizjes automjetit te tij ku rruga është me kthese humbe kontrollin mbi automjetin e tij devijon shiritin e rrugës nga shiriti i djathte del ne shiritin e majte dhe me pjesën ballore e godet automjetin Alfa Rome ne pjesën e përparme ballore i cili ishte duke lëvizur ne drejtim te kundërt drejtimi Dule – Malisheve. Si pasoj e aksidentit ne te dy automjetet shkaktohen dëme te konsiderueshme material, dhe dy te lënduar. Te lënduarit me autoambulancë dërgohen ne Emergjencën e Malishevës për trajtim mjekësor, pas marrjes se ndihmës se pare i dyshuari dhe viktima për shkaqe te lëndimeve te (frakturë te dy ngasësit) dërgohet me autoambulancë ne QKUK ne Prishtine për shërim te mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestare te lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Ne lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili na ka autorizuar hetuesit e aksidenteve ti zhvillojmë hetimet, dhe rasti te dërgohet ne procedure te rregullt“, tha ai. /arbresh.info /
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...