Aksident trafiku në Gjilan, përfshihen katër vetura

09:52 | 30 Korrik 2022
E.H

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Gjilan saktësisht në fshatin Crep, ku janë përfshirë katër automjete të udhëtarëve, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, përveç dëmeve materiale njëri ka drejtuesit e automjetit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Rr. Gjilan-Bujanoc fsh. Crep, Gjilan 29.07.2022 – 14:00. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë katër automjete të udhëtarëve, me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri nga drejtuesit e automjeteve, i cili ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme