Aksident trafiku në Frashër të Mitrovicës, pesë persona të lënduar

14:42 | 27 Shkurt 2024
R J

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Frashër të Mitrovicës, është raportuar se janë pesë të lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia dhe autoambulanca, transmeton Arbresh.info.

Aksidentin për Arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku, i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë-Vushtrri, përkatësisht në fshatin Frashër. Në  aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme