Aksident trafiku në Drenas, lëndohen tre persona

20:02 | 26 Tetor 2024
R J

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona.

“Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti./Arbresh.info/

Të ngjashme