Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në hyrje të autostradës Prishtinë-Besi rreth orës 17:25.
“Policia ka pranuar një informatë për një aksident me lëndime trupore në hyrje të autostradës në fshatin Lebanë, ku të përfshira janë dy automjete. Sipas informatave fillestare, si pasojë e aksidentit lëndime kane marr nëntë persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore dhe ndihma e shpejtë”, ka thënë Hoxha, raporton Koha.net.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë apel tek pjesëmarrësit në trafik që të jenë të kujdesshëm sepse siguria e tyre dhe e tjerëve varet në masë të madhe nga kujdesi dhe respektimi i rregullave në trafik nga vetë drejtuesit e automjeteve.
“Për të garantuar një siguri më të madhe nëpër rrugët tona policia po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore në funksion të parandalimit të aksidenteve”, tha Hoxha.
Vdekja e një studenti shkakton protesta të dhunshme në Kinë
Trumpi thotë se takimi me Putinin po organizohet
Media italiane: Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nu...
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat