Aksident trafiku mes dy veturave në Podujevë, lëndohen tre persona

17:33 | 24 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime trupore tre persona.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bën të ditur se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme