Policia e Kosovës ka raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve civile në Pejë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, si pasojë ata kanë pësuar dy lëndime trupore, dhe janë dërguar për tretman në Spitalin Rajonal në Pejë.
Me vendim të prokurorit, është arrestuar një person dhe është dërguar në mbajtje.
“Rr. Selman Lajqi, Pejë 13.02.2024-18:57. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve civile me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy viktima meshkuj kosovarë të cilët janë ndërguar për tretman në Spitalin Rajonal në Pejë. Me vendim të prokurorit, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...