Google ADS

Aksident trafiku mes dy veturave civile, përfundojnë në spital

08:28 | 14 Shkurt 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve civile në Pejë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, si pasojë ata kanë pësuar dy lëndime trupore, dhe janë dërguar për tretman në Spitalin Rajonal në Pejë.

Me vendim të prokurorit, është arrestuar një person dhe është dërguar në mbajtje.

 

“Rr. Selman  Lajqi, Pejë  13.02.2024-18:57.  Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve civile me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy viktima meshkuj kosovarë të cilët janë ndërguar për tretman në Spitalin Rajonal në Pejë. Me vendim të prokurorit, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme