Google ADS

Aksident trafiku me fatalitet në Mitrovicë

12:58 | 27 Nëntor 2019
Arbresh.info

Një aksident trafiku ka ndodhur në orën 17:15, të datës 26 nëntor 2019, në rrugën rajonale Mitrovicë-Bajgorë segmenti rrugor “Tuneli i parë” në Mitrovicë, ku ishte e përfshirë një veturë që ka goditur këmbësorin, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara më pas në spitalin rajonal në Mitrovicë ka vdekur viktima mashkull shqiptar, 81 vjeçar.

Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.

Me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion.

Ndërsa ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit, është caktuar masa e ndalimit policor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme