Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 19:00 në Stanovc të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas zëdhënësit, në këtë aksident lëndime ka pësuar një polic i Njësisë së Trafikut të Mitrovicës.
“Një polic i Njësisë së Trafikut të Mitrovicës është goditur nga një veturë derisa ishte në pikën e kontrollit në Stanovc të Vushtrrisë“, tha Zahiti.
Zëdhënësi tregoi se jeta e policit nuk është në rrezik.
Ai shtoi se polici ka pësuar lëndime pasi është goditur me pasqyrën e veturës.
“Personi që e ka goditur policin është ndalur në vendin e ngjarjes dhe nuk ka rrethana që çojnë në dyshime se është e qëllimshme”, tha zëdhënësi.
E njohin si Lela, por ja si është emri i vërtetë i saj!
Sulmi në Turqi, Osmani: Qëndrojmë me aleatin tonë
Shtetet tjera solidarizohen me Turqinë, shprehin ngushëllime...
Konjufca takon përfaqësuesit e Eurochambers, flasin për mëny...
Kurti shkruan për 12 vendimet që i mori Qeveria sot
Nga Muller te Lewandowski e Neyer – 25 lojtarët më të mirë t...